Disa krisma raportohet se u dëgjuan në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë, por që nuk dihet se kush e shkrepi armën dhe cilat janë motivet e rastit.
Rastin e ka denoncuar në Polici një qytetar, i cili ka deklaruar se janë gjetur plot gëzhoja në atë rrugë dhe s’kishin informacione se çka ka ndodhur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar mbi 10 gëzhoja të kallashnikovit, njofton Sinjali.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.