Të mërkurën në Gjakovë dy gra kanë raportuar që po keqtrajtohen në vazhdimësi nga një i mitur.
“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se vazhdimisht janë duke u keqtrajtuar nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktimat kanë refuzuar strehim si dhe urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”.