Gjakovë: Këputet kavoja e ashensorit në një objekt, lëndohen rëndë dy persona

Gjakovë: Këputet kavoja e ashensorit në një objekt, lëndohen rëndë dy persona

Një ngjarje ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këputjes së kavosë së ashensorit.

Sinjali mëson se dy nga të lënduarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar me urgjencë në spital për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar përgjegjësi i objektit ku ka ndodhur incidenti, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse’.

Related Articles