Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të hënë një person është lënduar në vendin e tij të punës në Gjakovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tuje ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.
“Në rrugën ”Gaspër Karaqi” në Gjakovë rreth orës 14:30 viktima mashkull i moshës madhore, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës””.
Ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”. /Gazeta Enigma/