Gjakovë: Policia ndalon organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Gjakovë: Policia ndalon organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Policia e Kosovës të hënën e 24 janarit rreth orës 22:30 në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka bastisur një banesë ku ishte duke u zhvilluar bixhozi i paligjshëm, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ku edhe është lokalizuar vendi ku po zhvilloj loja e bixhozit.

“Datë 24.01.2022 rreth orës 22:30 minuta, në Rr. “Nënë Tereza”, policia nga Stacioni policor – Gjakovë përmes rrugëve operative-hetimore ka pranuar një informate anonime nga një qytetar, se në një banesë është duke u zhvilluar bixhoz i paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Është njoftuar prokurori kujdestar lidhur më informatë, është lokalizuar vendi ku ishte në zhvillim loja e bixhozit, dhe nga ana e zyrtarëve policor të përfshirë në këtë aksion është kryer kontrolli – bastisja e banesës dhe objekteve përcjellëse”.

Gjatë kontrollit në at lokacion janë has pesëmbëdhjetë (15) persona prezent duke luajtur lojën – Poker.

Të njëjtit janë shoqëruar në lokalët e Stacionit policor në Gjakove, ku janë intervistuar lidhur për rastin dhe me urdhër të prokurorit, pronari i banesës:

P.GJ. i lindur 1975, sh/k. është në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa katërmbëdhjetë (14)  të tjerë të dyshuar janë liruar dhe vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: Tavolinë e bixhozit dhe roleta për lojë.

Gjithashtu nga personat e dyshuar janë sekuestruar një sasi e konsideruar e parave prej rreth pesëmijë (5.000).

Po ashtu të gjithë personave të përshirë në at veprimtari iu janë shqiptuar dhe dënime mandatore, për mos respektim të orarit të lëvizjes./Gazeta Enigma/

Related Articles