Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qytetin e Gjakovës.
Persona akoma të paidentifikuar dyshohet se kanë gjuajtur me armë dhe akoma nuk dihen rrethanat dhe motivi.
Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale në Gjakovë, me ç’rast është bërë e ditur se nuk është raportuar për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohen të jenë të armës që është përdorur.
“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”.