Një burrë ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në Gjakovë.
Lidhur me rastin, policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.