Policia e Kosovës njofton se ka humbur një vajzë e mitur nga Gjakova, raporton Gazeta Enigma.
Babai i saj e ka raportuar rastin në Polici, derisa thuhet se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë më për vendodhjen e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza (e mitur) e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.