Gjashtë rekomandimet e Inspektoratit Policor për menaxhimin e trafikut në kryeqytet

Gjashtë rekomandimet e Inspektoratit Policor për menaxhimin e trafikut në kryeqytet

Departamenti i Inspektimit të IPK-së ka publikuar raportin lidhur me “Menaxhimin e trafikut rrugor në Kryeqytet”.

Inspektorati Policor ka dhënë gjashtë rekomandime:

“Që kanë të bëjnë me shtimin e aktiviteteve patrulluese në akset që shfaqin vështirësi në qarkullimin rrugor në Kryeqytet, adresimin e parkingjeve të parregullta në vendet e ndaluara, përmirësimin e cilësisë së logut operacional, shkurtimin maksimal të kohës së reagimit të njësive patrulluese, reagimin e shpejtë për të gjitha thirrjet e pranuara dhe shtimin e patrullimeve me automjete në zonat e përgjegjësisë së stacioneve”, thuhet në raport transmeton Klankosova.tv

Raporti është realizuar me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së dhe është përqendruar në stacionet policore të Prishtinës (Qendër, Jugu dhe Veriu), si dhe Njësinë e Trafikut për Kryeqytetin, në kuadër të Drejtorisë Rajonale Policore të Prishtinës.

“Inspektimi ka qenë me interes për IPK-në, me qëllim që të vlerësohet nëse stacionet dhe njësitë përkatëse të trafikut janë duke realizuar me sukses objektivat për të siguruar rrjedhë normale dhe të sigurt të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në Kryeqytet. Gjithashtu, inspektimi ka ofruar një mundësi për t’u njohur me performancën e këtyre njësive policore në fushën e trafikut rrugor”, thuhet në raportin e IPK-së.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin drejtues dhe atë operativ.

IPK në kuadër të Raportit ka dhënë gjashtë (6) rekomandime, që kanë të bëjnë me shtimin e aktiviteteve patrulluese në akset që shfaqin vështirësi në qarkullimin rrugor në Kryeqytet, adresimin e parkingjeve të parregullta në vendet e ndaluara, përmirësimin e cilësisë së logut operacional, shkurtimin maksimal të kohës së reagimit të njësive patrulluese, reagimin e shpejtë për të gjitha thirrjet e pranuara dhe shtimin e patrullimeve me automjete në zonat e përgjegjësisë së stacioneve.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU

Related Articles