Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Korroticë e Ulët në Drenas, këtë të diel.
Këtë njoftim e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Qendrën e Policisë në Prishtinë.
“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”.