Bie me 15% numri i lindjeve gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri.
Mjeku obsetër gjinekolog i Maternitetit “Koço Gliozheni”, Nderim Horeshka thotë se, një prej shkaqeve, është aborti spontan për shkak të virusit COVID.
Për shkak të rasteve të rënda apo dhe humbjet e jetës, mjekët apelojnë për marrjen e dozës së tretë nga gratë shtatzënë.
Nga studimet e kryere ka rezultuar bebat e lindur nga nëna të vaksinuara, kanë qenë me imunitet përsa i përket COVID. /Gazeta Enigma/.