Policia ka njoftuar se është gjetur 15-vjeçarja që ditë më parë u zhduk bashkë me të fejuarin e saj, 25-vjeçar.
Në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar të familja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“BASHKËJETESË JASHTË MARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ | Prizren 25.07.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka marr viktimën femër kosovare dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.