Një grua është gjetur pa shenja jetë në Liqenin e Badovcit, mesditën e së hënës, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një qytetar ka informuar se në liqe ka vërejtur një trup të pajetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
“HETIM I VDEKJES -Liqeni i Badovcit, Prishtinë, 08.11.2021 – 13:48. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në liqe kishte vërejtur një trup të pa jetë”.
“Njësia përkatëse ka nxjerr trupin e pa jetë nga uji. Në bazë të identifikimit të kryer është konstatuar se trupi i pa jetë është i një femre kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia./Gazeta Enigma/