Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë-Kosovë të martën, sipas Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ekipi i emergjencës dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Me kërkesë të familjarëve dhe vendim të prokurorit, trupi i pajetë është lejuar për ceremoni mortore.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në banesën e tij dyshohet se ka ndërruar jetë. Ekipi i emergjencës dhe njësit përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me kërkesën e familjarëve dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë i është lejuar për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”. / Gazeta Enigma.