Një person është gjetur në rrugë pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:50 në “Fusha e Pajtimit”, Kaçanik.
Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar, shkruan Gazeta Enigma.
“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.