Superliga sot vjen me tri ndeshje interesante

Superliga sot vjen me tri ndeshje interesante

Emocionet e Superligës së Kosovës rikthehen sot në kuadër të xhiros së 30-të shkruan Gazeta Enigma.

Drita e pret në shtëpi Malishevën, dy skuadra të cilat sot futen në fushë për qëllime të ndryshme me gjilanasit që synojnë kreun e tabelës dhe mysafirët që synojnë një fitore për t’i ikur fundit të tabelës.

Llapi pritet të ketë punë të lehtë si mysafir ndaj Feronikelit në Drenas.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në takimin Ulpiana – Ballkani. Vendasit luajnë për fitore pasi ndodhën në pozitën ku i dërgon në Ligën e Parë, kurse mysafirëve një fitore do t’i kryente punë shumë në luftën për titull.

Të gjitha ndeshjet luhen nga ora 14:00./GAZETA ENIGMA/

Related Articles