Një person është gjetur pa shenja jete nga një dëshmitar në shtëpinë e tij në Prizren, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/