Është gjetur një person pa shenja jete në Shtëpinë e Pleqve në Zahaq të Pejës, raporton Gazeta Enigma.
Rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Kështu tha për Gazeta “Enigma” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 11:40, policia është njoftuar se në fshatin Zahaç të komunës së Pejës në shtëpinë e pleqve një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i Emergjencës nga Qendra e Mjekësisë Familjare. Me urdhër të prokorurit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”.