Një burrë ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në fushë, kishte hapur në një mjet të dyshimtë, të pashpërthyer.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:15 në fshatin Lladroviq, të komunës së Malishevës.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë asgjësuar mjetin e dyshuar-granatë dore në mënyrë të kontrolluar, njofton raporti 24 orësh i policisë.