Gjendet një person i mbytur në breg të detit të Durrësit

Gjendet një person i mbytur në breg të detit të Durrësit

Një person është gjetur i mbytur në breg të detit të Durrësit. Forcat blu bëjnë me dije se trupi i pajetë u gjet rreth orës 19:40 në lagjen nr.1.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.

Deri tani, nuk ka detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë.

“Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /tch/Gazeta Enigma/

Related Articles