Një trup pa shenja jete i gjinisë mashkullore është gjetur afër basenit ujor të portit detar të Durrësit, pak minuta më parë, raporton Gazeta Enigma.
Ka qenë një telefonatë që ka sinjalizuar policinë kufitare mbi praninë e trupit në ujë dhe efektivët e saj janë vënë në lëvizje duke e nxjerrë nga uji.
Dyshohet se është një refugjat nga vendet e Lindjes së Mesme, pasi ka pasur edhe një çantë shpine dhe mund të jetë hedhur në ujë për të arritur me not te ndonjë traget apo anije peshkimi për t’u larguar nga Durrësi drejt Perëndimit.
Në vendngjarje pritet të mbërrijë ekspertiza, që do të hapë çantën që djali mban në shpinë, për të parë nëse ka dokumente, që verifikojnë origjinën e tij.
/Gazeta Enigma/