Nj 86-vjeçar është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Rahovec, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion si dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, deklaroi Elezaj.
