Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjilan

Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Gjilan, i cli thuhet se është gjetur pa shenja jetë të dielën. 

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. / Gazeta Enigma.

Related Articles