Një 38-vjeçar është gjendur pa shenja jete sot në Ksamil, saktësisht tek shkëmbinjtë e njohur si “Gjiri i Barxhos”.
Bëhet fjalë për një burrë nga Tirana i cili dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak, njofton Abcnews.al, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se tashmë i ndjeri kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe se ka qenë duke bërë zhytje në atë zonë ku edhe është gjetur trupi i tij.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.
Grupi hetimor dhe Prokuroria, janë angazhuar për të sqaruar në plotni rrethanat e ngjarjes. /Gazeta Enigma