Gjendet pa shenja jete një burrë në parkun “Taukbashçe” në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një burrë në parkun “Taukbashçe” në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në parkun “Taukbashçe” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, u shpreh Borovci.

Policia thotë se me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjet.

Related Articles