Një emigrant sirian është gjetur i vdekur në Devoll, afër kufirit me Greqinë.
Burime bëjnë me dije se emigranti i paligjshëm, është gjetur gjatë patrullimeve të policisë dhe Frontex, në fshatin Trestenik të Devollit. Sipas të dhënave, ai nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Viktima dyshohet të jetë i moshës 40-45 vjeç, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin e tij si edhe përcaktimin e shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjeko-ligjore.