Një grua është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin e policisë thuhet se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
VDEKJE E DYSHUAR
Mitrovicë 15.03.2022 – 10:58. “Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Enigma/