Gjendet pa shenja jete një person në Klinë

Gjendet pa shenja jete një person në Klinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten paradite ka gjetur një person pa shenja jete në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodh sot rreth orës 09:00, ndërsa vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

Pasi Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes, trupi i pajetë  është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia është duke vazhduar hetimet për rastin.

Related Articles