Një rast i rëndë ka ndodhur para rreth një ore në Prishtinë, ku te bulevardi “Bill Klinton”, u gjet pa shenja jete një person.
Viktima është një burrë 57-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia e ka konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se ka nisur hetimi.
“Rreth orës 18:15, është raportuar për një person të shtrirë në tokë në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete.
Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.“