Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 22 qershor, pasi QKMF në Rahovec ka njoftuar Policinë se një person ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe patrulla policore, ku kanë kontaktuar ankuesin A.Sh.
Ai ka deklaruar se viktima ishte gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Për rastin është njoftuar edhe Njësiti Rajonal i Hetimeve nga DRP Gjakovë, ndërsa rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.
