Gjendet substanca narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë, njërit i kapen 26 qese me marihuanë

Gjendet substanca narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë, njërit i kapen 26 qese me marihuanë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për tri raste ku janë gjetur substanca narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Qendra Korrektuese Dubravë 12.01.2023-13:15. Gjatë kontrollit në brendi të zonës së burgut nga oficerët korrektues është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë prej 245 gram. Rasti në procedurë hetimore.

Qendra Korrektuese Dubravë 11.01.2023-13:50. Gjatë kontrollit nga oficerët korrektues te njëri nga tre të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar 26 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 34 gram. Rasti në procedurë hetimore.

Qendra Korrektuese Dubravë 10.01.2023-20:50. Gjatë kontrollit nga oficerët korrektues në veshjen e të  dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 9 gram. Rasti në procedurë hetimore. 

Related Articles