Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë komuna të vendit, autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.
Ai ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes është në gatishmëri të plotë të reagojë, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.
“Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagojë, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
“FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”.