Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas raportimeve se gjendja në disa rrugë të Prishtinës është e keqe për shkak të reshjeve të borës dhe mospastrimit të tyre.
Rama ka shkruar se po marrin masa që rrugët e kryeqytetit të mos bllokohen.
“Jemi duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që rrugët e Prishtinës të jenë të qarkullueshme”, shkroi Rama në Facebook./Gazeta Enigma/