Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në “Marshin e Lirisë” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ajo tha se UÇK-ja nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë, ndërsa shprehu shpresën për një vendim lirues më 16 shtator.
Faleminderit secilit prej jush që u bashkuat në Marshin e Lirisë, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë. Faleminderit për praninë dhe mbështetjen tuaj. UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër. Ajo është krenaria e mbarë kombit shqiptar dhe nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë. Tani presim 16 shtatorin dhe vendimin në Dhomat e Specializuara në Hagë, me shpresën dhe besimin se do të jetë vendim lirues, ashtu siç e meritojnë çlirimtarët tanë. Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja”, ka shrkuar Mehmeti Selimi.
