Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale po trajtohen 14 pacientë me COVID-19 dhe 30 të tjerë me post-COVID, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas raportit të ShSKUK-së, 14 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi ndërkaq në mjekimin intensiv nuk asnjë pacient.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

ShSKUK: 14 pacientë me COVID-19 pozitivë, 30 post-COVID.

Bazuar në raportet e datës 27 nëntor nga klinikat COVID në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 14 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-COVID, pra pasi kanë kaluar COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-COVID

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient. /Gazeta Enigma/.

Related Articles