Gjatë ditës ka lëvizur kohëgjatësia e pritjes nëpër pikat kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendjes në pikëkalimet kufitare.
Sipas këtij përditësimi, pritjet aktualisht janë të shkurtëra në të gjitha pikëkalimet kufitare.
Për momentin pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë dhe Jarinje, deri në 35 minuta.
Në pikëkalimet tjera, pritjet janë jo më shumë se 10 minuta. /Gazeta Enigma