Një kolonë autobusësh ukrainas u nis të enjten për në qytetin e Mariupolit, për të ofruar furnizime humanitare dhe për të nxjerrë civilët e bllokuar, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.
Ajo tha se 45 autobusë ishin rrugës për në Mariupol, pasi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi se Rusia është pajtuar për të hapur një korridor të sigurt.
Kryebashkiaku i qytetit tha këtë javë se deri në 170,000 banorë ishin të bllokuar në Mariupol pa energji dhe furnizime në pakësim. / Gazeta Enigma.