Gjendje e rëndë e të infektuarve me COVID-19 në QKUK dhe spitale rajonale

Gjendje e rëndë e të infektuarve me COVID-19 në QKUK dhe spitale rajonale

Në klinikat e COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet rajonale, aktualisht janë duke u trajtuar 736 pacientë.

Sipas raportit ditor nga SHSKUK-ja, 606 prej pacientëve të hospitalizuar janë të konfirmuar me COVID-19, 572 prej tyre po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa prej tyre 34 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Numrin më të madh të pacientëve e ka Klinika Infektive e QKUK-së ku po trajtohen 112 pacientë, ndërsa nga spitalet e përgjithshme ai i Pejës ka numrin më të madh të pacientëve me COVID-19 ku janë të hospitalizuar 95 persona.

ShSKUK po trajton 736 pacientë nga COVID-19Në klinikat COVID të QKUK-së, dhe spitalet e përgjithshme, sipas raporteve…Posted by Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës on Thursday, April 22, 2021

Related Articles