Atletët gjermanë prijnë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, ku deri më tani kanë fituar gjashtë medalje të arta, dhe tri të argjendta, në total nëntë medalje.
Pas Gjermanisë, në vendin e dytë është Norvegjia, me 12 medalje, pesë nga të cilat të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.
Sportistët austriakë kanë siguruar 13 medalje deri më tani, me katër të arta, pesë të argjendta dhe katër të bronzta, gjithsej 13, njofton Gazeta Enigma.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjenden në vendin e katërt me 10 medalje. ShBA-të kanë siguruar katër medalje të arta, pesë të argjendta dhe një të bronztë.
Me katër medalje të arta, tri të argjendta dhe një të bronztë, Holanda mbyll listën e pesë shteteve me më së shumti medalje në këto Lojëra. Holandezët kanë grumbulluar gjithsej tetë medalje.
Lojërat Olimpike Dimërore kanë filluar më 4 shkurt dhe do të përfundojnë më datën 20 të këtij muaji. /GazetaEnigma/