Gjermani: Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, 4 të vdekur dhe 15 të lënduar

Gjermani: Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, 4 të vdekur dhe 15 të lënduar

Katër persona kanë humbur jetën dhe rreth 15 janë lënduar pasi zjarri ka përfshirë një shtëpi të moshuarve në Gjermani.



Rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, departamenti i zjarrfikësve në Qualburg, Bedburg Hau në shtetin North Rhine-Ëestphalia të Gjermanisë, iu përgjigj raporteve për një zjarr në shtëpinë e kujdesit “House Simon”.

Departamenti i zjarrfikësve tha se ata duhej të kryenin një shpëtim të guximshëm, në të cilin disa nga dritaret duhej të thyheshin për të arritur tek banorët e bllokuar brenda.

Por flakët ishin përhapur aq shumë në ndërtesën dykatëshe, saqë disa prej zonave nuk mund të aksesoheshin.

Raportimet thonë se 32 nga dhomat e shkatërruara tani janë të pabanueshme. Disa banorë u trajtuan për lëndime të lehta, ndërsa të tjerët u dërguan me urgjencë në një spital lokal për trajtim urgjent.

Njësia zjarrfikëse po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Qyteti me 13 mijë persona i Bedburg-Hau ndodhet në Rhine të Poshtëm në Kleve, i cili është afër kufirit holandez, shkruan Mirror.

The fire quickly spread through the two-storey building, leaving some areas completely inaccessible due to the inferno

At least four were killed and another individual is in critical condition

Related Articles