Plagoset një person në Prishtinë: I riu u rrah dhe u qëllua me armë zjarri (Video)

Plagoset një person në Prishtinë: I riu u rrah dhe u qëllua me armë zjarri (Video)

Gjatë ditë së sotme një person ka mbetur i plagosur në Prishtinë, të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, raporton Gazeta “Enigma”.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Në media u raportua se personi që u qëllua me armë zjarri është Pajtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht është sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë.

Gashi – sipas burimeve të Sinjalit është anëtar i familjes së njohur si “Capat”.

Personat e dyshuar që janë përfshirë në këtë rast janë arratisur nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit ‘Audi’ e kuqe.

Tashmë kanë dalë edhe pamjet se si ndodhi rasti, aty shihet se si u riu u rrah dhe me pas u qëllua me armë zjarri.

Në vendin ku ndodhi ngjarja, zyrtarët policorë kanë gjetur rreth 5 gëzhoja, që dyshohet se janë të armës që u përdor.

Related Articles