Gjermania dhe Kroacia i kanë shkatërruar Lihtenshtjanin respektivisht Maltën.
Gjermania, tashmë e kualifikuar në Kupën e Botës, e mundi 9-0 Lihtenshtjanin, derisa Kroacia, që ka ende shanse për pozitën e parë në Grup dhe t’i ikë play off-it, e mundi 7-1 Maltën.
Për Gjermaninë shkëlqeu Sane i Bayern Munich duke shënuar dy gola, derisa realizuan edhe Reus, Gondogan, Muller (2 gola), Baku dhe autogola Goppel e Kaufmann.
Sonte Kroacia mori fitore të madhe në udhëtim duke e mundur Maltën 7-1 për t’iu afruar në dy pikë Rusisë në renditjen e Grupit H.
Për Kroacinë shënuan Perisic, Caleta, Modric, Pasalic, Majer dy herë dhe Kramaric.
Sfida me 15 nëntor do të jetë një luftë e madhe për vendin e parë që dërgon direkt në Kupën e Botës, Kroacia përballë Rusisë ku do të vendoset gjithçka.