Berisha paraqitet në fitoren e Norvegjisë, fitore marrin edhe Çekia e Uellsi

Berisha paraqitet në fitoren e Norvegjisë, fitore marrin edhe Çekia e Uellsi

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet që kanë qenë në planprogram për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Në Grupin G, Norvegjia ka marrë tre pikë të mëdha në tentim për t’u kualifikuar tutje në Botërorin 2022. Norvegjezët këtë të hënë kanë fituar 2:0 ndaj Malit të Zi. Mohamed Elyounoussi shënoi dy golat për norvegjezët, në minutat 29-të e 96-të.

Veton Berisha luajti prej minutës së 64-t për Norvegjinë. Ndërkohë Sead Hakshabanoviq luajti për 67 minuta te Mali i Zi. Fatos Beqiraj u aktivizua në minutën e 82-të.

Norvegjia është e dyta në grupin G me 17 pikë. Udhëheq Holanda me 19 pikë. Turqia renditet e treta me 15 pikë, ndërsa Mali i Zi është i katërti me 11 pikë. Holanda fitoi thellë, 6:0 ndaj Gjibraltarit.

Ndërkohë Turqia me gol në minutën e 99-të e mposhti Letoninë me 2:1. Burak Yilmaz shënoi golin e fitores për Turqinë nga pika e bardhë.

Ndërkaq, Kroacia ka lëshuar pikë të rëndësishme në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”. duke luajtur baras, 2:2 me Sllovakinë.

Sllovakët kaluan në epërsi 1:0 në minutën e 20-të. Ivan Schranz shënoi golin. Në 1:1 rezultati u barazua në minutën e 25-të, kur realizoi Andrej Kramaric. Lukas Haraslin shënoi golin tjetër për sllovakët. Ai realizoi për 2:1 në minutën e 45-të.

LEXO EDHE:

Ylli Luka Modric barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 71-të. Kroacia bie në vendin e dytë në grupin H. I ka 17 pikë nga tetë ndeshje. Udhëheq Rusia me 19 pikë, ndërsa Sllovakia është e treta me 10 pikë sa i ka edhe Sllovenia në vend të katërt.

Po të hënën, Rusia fitoi 2:1 ndaj Sllovenisë në udhëtim. Qipro e Malta luajtën 2:2.

Kurse, fitore të rëndësishme kanë marrë edhe Çekia e Uellsi, në Grupin E për kualifikime në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Çekia Çekisë e ka fituar ndeshjen ndaj Bjellorusisë në udhëtim të hënën me rezultatin 2:0, për të vazhduar garën për kualifikim tutje.

Golin e parë Patrik Schick e shënoi në minutën e 22-të, kurse asistoi edhe për golin e dytë të shënuar nga Adam Hlozek në minutën e 65-të.

Edhe Uellsi fitoi në udhëtim me rezultatin 1:0. Golin për Uellsin e shënoi në minutën e 12-të Kieffer Moore.

Lidere e grupit E është Belgjika me 16 pikë, kurse çekët dhe Uellsi kanë nga 11 pikë. Uellsi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related Articles