Gjermania i vazhdon mandatin trupave ushtarake në Kosovë

Gjermania i vazhdon mandatin  trupave ushtarake në Kosovë

Qeveria e Gjermanisë ka vendosur që t’ua vazhdojë mandatin deri në vitin 2022, trupave të Forcave të Armatosura Gjermane në KFOR.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë Gjermane, ku mes tjerash thuhet se vendimi duhet të miratohet edhe në Bundestagun Gjerman.

“Gjermania do të vazhdojë pjesëmarrjen e Forcave të saj të Armatosura Federale në praninë e sigurisë ndërkombëtare të KFOR-it në Kosovë”, theksohet në komunikatë.

Mes tjerash, Qeveria Gjermane thotë se më këtë pjesëmarrje po ndihmon në ruajtjen e paqës dhe stabilitetit në rajon, përcjell Demokracia.com.

Afër 400 trupa gjermane ndodhen aktualisht në Kosovë. Brenda kornizës së Bashkimit Evropian, Gjermania është gjithashtu e përfshirë në dialog që synon të normalizojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Trupat gjermane në Kosovë ofrojnë mbështetje në veçanti në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, koordinimin e ndihmave humanitare dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Related Articles