Gjermania nis 40 tanke Marder dhe raketa Patriot drejt Ukrainës

Gjermania nis 40 tanke Marder dhe raketa Patriot drejt Ukrainës

Gjermania do të dërgojë 40 tanke Marder dhe një sistem të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë në tremujorin e parë të vitit 2023.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebstreit në një konferencë të mbajtur ditën e sotme.

Sa i përket Marder-ëve, flasim për një batalion, rreth 40 automjete. Këto 40 automjete duhet të dorëzohen në Ukrainë brenda tremujorit të parë”, tha ai.

Po ashtu, zyrtari gjerman sqaroi se trajnimi i ushtarëve ukrainas për përdorimin e automjeteve do të zgjasë rreth tetë javë dhe se do të zhvillohet në Gjermani.

E njëjta paketë përfshin gjithashtu një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot, me dërgimin e një grupi të planifikuar për tremujorin e parë.

Në një bisedë telefonike që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati me Olaf Scholz, e falenderoi kancelarin gjerman për paketën specifike të mbrojtjes, ndërsa diskutuan për “bashkëpunimin e mëtejshëm për forcimin e ushtrisë ukrainase”.

Related Articles