Gjermania sërish kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Gjermania sërish kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, përmes një konference për media ka thënë se Gjermania sikurse në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen do t’i kundërshtojë idetë për ndryshim të kufijve të Ballkanit.

Së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Maas ka thënë se dokumenti i ashtuquajtur “non-paper” për ndryshim të kufijve të Ballkanit, nuk është i vërtetë.

”Non paper-i” e mban emrin e vërtetë. Do të thotë “non paper” dhe nuk është dokument i vërtetë. Ajo është diçka që nuk duhet të merremi me të më shumë. Nuk ka asnjë pjesëmarrje të Gjermanisë në asnjë lloj “non paper”. Nëse ka zëra për këtë, atëherë ato janë ‘fake news’. Politika gjermane për Ballkanin Perëndimor, është ajo, se ne nuk vëmë gisht në kufijtë ballkanik. Çdo ndryshim i kufijve, kudo qoftë do të ketë ndikim në tërë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë”, ka thënë Maas.

Related Articles