“Kosova ka rënë për tetë vende për Lirinë e Shtypit”

“Kosova ka rënë për tetë vende për Lirinë e Shtypit”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj.

“Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj të gjallë dhe dinamik. Por ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, raporti i fundit i botuar nga Reporterët Pa Kufij / RSF ka vërejtur që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje”, ka thënë ai.

Liria për të raportuar pa frikë nga ngacmimi ose frikësimi qoftë fizik ose online është jetik për çdo demokraci, shkuan mes tjerash ambasadori britanik.

“Një mjedis i hapur, në të cilin mbrohen liritë e shtypit, është jetik për llogaridhënien dhe për stabilitetin afatgjatë të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur lirinë e mediave në Kosovë dhe në të gjithë botën”, përfundon postimin në Facebook.

Related Articles