Stuhitë që kanë shkatërruar Gjermaninë ditët e fundit kanë shkaktuar 1.6 miliardë euro dëme, thanë kompanitë e sigurimeve.
“Ne nisemi nga fakti se stuhitë Ylenia dhe Zeynep janë ndër ato stuhi që historikisht kanë shkaktuar më shumë dëme”, tha Jan-Oliver Thofern, përfaqësues i kompanisë së sigurimeve AON nga Hamburgu.
That was the weather this morning in #Hamburg ???????? on the river #Elbe with the storm #ylenia ???? pic.twitter.com/EV56ZKA1p6— AILERON (@AILERON001) February 17, 2022
Kësaj i duhet shtuar edhe Antonija, stuhia e tretë që përshkon Gjermaninë në vetëm pak ditë dhe që shkaktoi edhe bllokime të shumta trafiku në Gjermaninë verilindore mëngjesin e së hënës.
Tre stuhitë e fundit kanë prekur veçanërisht Gjermaninë qendrore dhe veriore. Disa pjesë të portit të Hamburgut janë ende nën ujë të hënën. Tre persona humbën jetën në stuhitë e ditëve të fundit.
Sipas vlerësimeve fillestare, stuhia Ylenia ka shkaktuar 500 milionë euro dëme, Zeynep një miliard dhe Antonija 100 milionë euro.Shuma totale prej 1.6 miliardë euro është më shumë se gjysma e dëmit të shkaktuar nga stuhitë në Gjermani gjatë një viti mesatar.
Siguruesit besojnë se dëmi mund të ishte dukshëm më i madh nëse pemët tashmë do të kishin lëshuar gjethet e tyre sepse, sipas Thofern, për shkak të të ashtuquajturit efekti i velave, shumë më shumë pemë do të rrëzoheshin. / Gazeta Enigma.