Gjesti – Eglit: Kur të dalim jashtë do të zgjidhim gjithçka

Gjesti – Eglit: Kur të dalim jashtë do të zgjidhim gjithçka

Gjesti dhe Egli Tako kanë diskutuar sërish pas përfundimit të spektaklit të së martës.

Dy nga banorët më të përfolur të shtëpisë së Big Brother Vip kosova, Gjesti edhe Egli tako, edhe pas përfundimit të prime-t e kanë vazhduar diskutimin mbi raportin e tyre.

Egli ia ka bërë me dije se nuk është futur për hakmarrje pasi në këtë rast nuk do të kishte folur me të fare.

“Të kam dhënë fjalën dhe nuk të sulmoj. Kam mbyllur gojën sepse besoja së më ke jashtë”, tha ajo.

Në anën tjetër, Gjesti i thotë se kur të dalin jashtë do të zgjidhin gjithçka, për këto që kanë ndodhur në këtë format.

Derisa, Egli iu drejtua atij se “Mua më ke lënë të kuptoj që je një djalë që bie në dashuri. Tani arrij të kuptoj, kam dalë në një konkluzion që je natyrë aventuriere dhe shpirt i lirë”.

Gjesti nga ana tjetër i tha se kur të dalin jashtë do të zgjidhin gjithçka, për këto që kanë ndodhur në këtë format.

Related Articles