Zjarrfikësit e Deçanit e kanë bërë një gjest të mirë kur kanë shpëtuar një qen i cili kishte mbetur i bllokuar në një pusetë.
Këtë e ka bërë të ditur asambleisti i komunës së Deçanit, Leotrim Hadërgjonaj, përmes një postimi në Facebook.
Ai tha se me të lajmëruar zjarrfikësit ata kishin ardhur në kohë rekorde.
“Sot rastësisht hasa në një qen i cili kishte ngecur në një puset të hapur anash rrugës, menjëherë i lajmerova zjarrfikësit e qytetit ku në kohë rekorde erdhën dhe e shpëtuan. Krenar me Zjarrfikësit e Deçanit”, ka shkruar Hadërgjonaj.